08. Dec. 2009
Më 14 dhjetor 2009 Hotel AFA, Prishtinë, mbahet Konferenca Konservimi i integruar dhe zhvillimi i qëndrueshëm.
Kosova, si shteti më i ri i Evropës, është në tranzicion politik dhe në shtetndërtim. Me gjithë vullnetin politik të institucioneve vendore, mungesa e përvojës dhe e buxhetit, si dhe fluksi ndërtimor i pasluftës ka ndikuar që një pjesë e konsiderueshme e fondit të trashëgimisë kulturore të shkatërrohet dhe të humbet. Në Prishtinë janë shkatërruar 44% e ndërtesave të inventarizuara gjatë viteve 2002-2007, ndërsa në zonën historike të Prizrenit kanë humbur mbi 60% të shtëpive të ndërtuara para Luftës së Dytë Botërore.
Sfondi
Trashëgimia kulturore dhe integrimi i saj në planet hapësinore është sfidë për të gjitha vendet. Konventa e UNESCO-s e vitit 1972 është dokumenti më i rëndësishëm për ta promovuar integrimin e konservuar si qasje proaktive dhe e qëndrueshme për ti mbrojtur vlerat e trashëguara kulturore dhe natyrore dhe për ti vendosur ato në qendër të zhvillimit hapësinor në nivel të shtetit, të qytetit dhe të fshatit. Kjo qasje mundëson që trashëgimia kulturore dhe natyrore të jetë mos jetë barrë e shoqërisë por të shndërrohet në vlerë ekonomike.
Kosova, si shteti më i ri i Evropës, është në tranzicion politik dhe në shtetndërtim. Me gjithë vullnetin politik të institucioneve vendore, mungesa e përvojës dhe e buxhetit, si dhe fluksi ndërtimor i pasluftës ka ndikuar që një pjesë e konsiderueshme e fondit të trashëgimisë kulturore të shkatërrohet dhe të humbet. Në Prishtinë janë shkatërruar 44% e ndërtesave të inventarizuara gjatë viteve 2002-2007, ndërsa në zonën historike të Prizrenit kanë humbur mbi 60% të shtëpive të ndërtuara para Luftës së Dytë Botërore.
Megjithëkëto, Kosova ka shans të fundit për të filluar me zbatimin e politikave integruese të konservimit. Konsolidimi i institucioneve dhe miratimi i ligjeve krijon mundësi për të filluar një sinergji sektoriale, sidomos në mes të planifikimi hapësinor dhe trashëgimisë kulturore. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka angazhuar ekspertë për ti përgatitur politikat e konservimit të integruar dhe bashkë me Ministrinë e Planifikimit Hapësinor tashmë janë të gatshme që të hyjnë në bashkëpunim afatgjatë për të siguruar një koordinim të aktiviteteve. Partnerë të tjerë janë poashtu të përkushtuar që ta ndihmojnë procesin. CHwB është në finalizim të hulumtimit për përfshirjen e trashëgimisë kulturore në planet hapësinore të komunave. Edhe ekspertë të tjerë vendor dhe ndërkombëtarë janë angazhuar për ti parë mundësitë e Kosovës në zbatimin e qasjes së konservimit të integruar.
Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore duhet të sigurojë mbështetje institucionale, buxhetore dhe resurse humane për ta promovuar agjendën si dokument me prioritet për zbatim.
Parnterët
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore
Trashëgimia Kulturore pa Kufij, Zyra në Prishtinë
Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës
UNHabitat
PROGRAMI ZYRTAR
10.00Hapja e konferencës
Z. Sali Shoshi, Trashëgimia Kulturore pa Kufij
10.10Fjalimet përshëndetëse
Valton Beqiri, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Mahir Yagcilar, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (pritet konfirmimi)
Edi Shukriu, Kryetare e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore
Krystyna Galezia dhe Arijeta Himaduna, UN Habitat
10.30Paneli I Konservimi i integruar në Kosovë mundësitë dhe pengesat
Moderator: Hajrulla Çeku
Panelistë
Silvia Cravero, Minisitra e Kulturës, konsulente këshilltare e jashtme
Pse Kosova duhet ta ketë strategjinë e konservimit të integruar?
Edi Shukriu, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore
Konservimi i integruar: Roli dhe përgjegjësitë e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore
Burbuqe Deva Bakija, Divizioni për Trashëgimi Kulturore, MKRS
MKRS Veprimet institucionale për konservimin e integruar
Valdet Osmani dhe Gjejlane Hoxha, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës
Roli i Asociacionit në zhvillime të arkitekturës & Trashëgimia Kulturore, potencial për zhvillime të qëndrueshme
11.30Seanca P&P (pyetje dhe përgjigje)
12.30Dreka
13.30Paneli II Bashkëpunimi multisektorial Përvojat në Kosovë
Moderator: Hajrulla Çeku
Panelistë
Luan Nushi, Instituti per Planifikim Hapesinor, MMPH
Plani Hapesinor i Kosoves Koordinimi mes IPH dhe komunave
Enes Toska, Trashëgimia Kulturore pa Kufij
Përfundimet kryesore nga hulumtimi mbi konservimin e integruar
Driton Selmanaj, Instituti Demokratik i Kosovës
Agjensionet e pavarura dhe bashkëpunimi me parlamentin e qeverinë
14.30Seanca P&P
15.00Konkluzionet dhe Përmbyllja