rss       Shqip | English | Srpski         

Njė vend pėr Adin...
28. May. 2010

Kampi i restaurimit në Dujakë/Gjakovë

“ Kam nevojë për një vend ku e kaloj ditën, takohem me shokët, lexoj libra dhe shfrytëzoj internetin. Ndoshta kjo mund të jetë e pamundur, por është e vetmja deshirë që unë e kam”, po e nis me këtë deshirë të Adit

01.jpg
Adi, ideatori i projektit


Ndoshta për shumë bashkë moshatarë të tij, dëshira e Adit nuk bën pjesë në listën e dëshirave.

Adi është 17 vjeçar. Bashkë me familjen e tij jeton në Dujakë të Gjakovës. Ka kryer shkollën fillore ndërsa nuk ka vazhduar shkollën e mesme. Arsyeja, thotë ai, është gjendja e vështirë ekonomike e familjes.

Adi i përket kategorisë së njerëzve me nevoja të veçanta. Për të vijuar shkollën ai ka nevojë për transport adekuat të përditshëm dhe përkujdesje. Familja e tij është e varfër dhe atij nuk ka kush të ia përmbush këto nevoja.
Adi thotë se ka familje të mirë. Ata e duan dhe përkrahin me mundësitë që i kanë. Familja e tij tetë anëtarëshe ka të ardhura 180 Euro në muaj. Tre fëmijë tjerë të familjes janë në shkollë.

002.jpg
Baca Rexhë, ai që na dhuroi kullën

Ky është gjyshi i Adit, Rexha, 92 vjeçar. Këmbën e ka gati të paralizuar por ende nuk dorëzohet- punon çdo ditë në oborr. Baca Rexhë është me fat. Ka trashëguar një kullë dykatëshe. Kulla është në gjendje gati të rrëzohet por ai thotë që do ta mbajë sepse brenda sajë i mbanë kujtimet e tija. Kullën, ai dëshiron që t’ua lë trashëgim nipave dhe mbesave.

03.jpg
Kulla e Bacës Rexhë

Bashkë me Adin, bëmë një projekt të vogël- ta shndërrojmë kullën në një Qendër për Adin dhe për shokët e tij. Një Qendër që do të ngjante me atë që Adi e kishte ëndërruar. Baca Rexhë e dha pëlqimin që të na ipet kullën.
Planifikuam që së pari të pastrohet në tërësi, pastaj që të ndërrohet kulmi sepse ishte shumë i dëmtuar dhe më pas të mund të rregullonim hapësirat për ti përshtatur për Adin dhe për fëmijë tjerë të komunitetit.

Projekti ynë priti një vit e gjysmë që të fillojë të marrë jetë.
Tashmë kemi filluar të realizojmë fazën e pare(pastrimin) dhe të dytë (ndërrimin e kulmit).

Ky është Kampi i Restaurimit i cili ka filluar me datë 22 Maj dhe pritet të zgjatë deri me 4 Qershor.
Është komuniteti i fshatit që po na ndihmojnë në këto punë. Lili, Mondi, Joni, Argjendi, Lami, Lani, Gëzimi, Gjini dhe Nisi janë ata që po e kryejnë shumicën e punëve.

4.jpg
Ekipa e kampit

Organizata suedeze CHwB është kujdesur që të blejë gëlqeren dhe disa traje gështenje të cilat duhet të ndërrohen. Të gjitha këto materiale nuk kalojnë shumën e 2000 Eurove. CHwB po ashtu ka dërguar 3 mjeshtër profesionist. Muhameti dhe Lani do të bëjnë ndërrimin e konstruksionit të drurit kurse mjeshtër Aliu do të restaurojë muret e trasha të gurit.

5.jpg
Mjeshter Aliu

Për fazën e tretë, Adi dhe unë do të presim edhe pak, por jo shumë. E kemi kuptuar që me vullnet arrihet gjithçka. E dimë që nuk do të jetë larg dita që Adi dhe shokë e tij do të kenë një Qendër ku do të kalojnë ditën së bashku. Një Qendër ku Adi dhe shokët e tij ndihen rehat dhe të respektuar.

6.jpg
Gjini

7.jpg
Gjate pastrimit

Shtype kėtė faqe


Kontakt
zarf


CHwB Zyra në Prishtinë


Rr. R. Zogoviq nr. 8, Prishtinë, Kosovë.
Tel. & Fax: 038 243 918, kosovo@chwb.org


0a.jpg


Kampi i restaurimit në Dujakë të Gjakovës





Buletini


Regjistrohu për Buletin të CHwB


E-mail:


Buletinët nga CHwB

smile CHwB_May_2009_Newsletter.pdf Number of downloads:

smile June 2007 Newsletter of CHwB Office in Kosovo


smile January 2007 Newsletter of CHwB Office in Kosovo


smile
September 2006 Newsletter of CHwB Office in Kosovo


Buletin Arkiva



Downloads


Development of Isniq village and Preservation of its Urban and Rural Identity

Isniq_report_web.jpg
Download_publication_of_Isniq.pdf
Number of downloads:

Second edition of
“An Archeological map of the historic zone of Prizren”

Archaeology.jpg

Publication.pdf Number of downloads:

“Kosovar Wedding” Publication

Darsma_web.jpg
Download_Kosovar_Wedding.pdf

Number of downloads:



Zyrat e CHwB

CHwB Sweden
CHwB Bosnia and Herzegovina


©2004 Cultural Heritage without Borders. All rights reserved. © Produced by tolimm