U inaugurua Kulla e Haxhi Zekės nė Leshan tė Pejės
03. Jun. 2010
Më 01.06.2010, në fshatin Leshan, komuna e Pejës, u bë inaugurimi i kullës së restauruar të Haxhi Zekës. Kulla e Haxhi Zekës është nën mbrojtje si monument i trashëgimisë kulturore, në sajë të vlerave të saja arkitektonike dhe historike.

Punimet për restaurimin e kësaj kulle janë kryer gjatë periudhës njëvjeçare, tetor 2008 – tetor 2009 dhe janë financuar nga fondi i Ambasadorëve të Ambasadës së SHBA-ve, në Prishtinë, me vlerë prej 57000 $. Dizajni, implementimi, si dhe asistenca profesionale u mundësuan nga organizata suedeze Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB).
Kulla e restauruar e Haxhi Zekës në Leshan, do të vihet në funksion për nevojat e komunitetit, si zyrë e vendit, bibliotekë, dhe hapësira tjera për rininë.